Sasa takon nga afër “gjurmët” e Zlatan Ibrahimović në San Siro

Posted by

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Saranda Hoda, ka ndarë me ndjekësit një moment të veçantë nga vizita e saj në Itali.

Ajo publikoi disa fotografi në Instagram nga San Siro, një nga stadiumet më ikonike në botë, duke tërhequr vëmendjen e fansave të futbollit.

Sipas postimeve të saj, Saranda ka vërejtur veturën e legjendës së futbollit Zlatan Ibrahimović dhe nuk ka hezituar të afrohet për të realizuar një fotografi pranë saj.

Ky moment ka ngjallur interes të madh në rrjetet sociale, duke kombinuar pasionin për futbollin me përvojat personale të ish-banores së BBVK.