Selin shpreh hapur ndjenjat për Gimbon pas eliminimit të tij nga BBVA

Posted by

Pas eliminimit të Gimbos nga Big Brother VIP Albania, duket se Selin nuk po i fsheh më ndjenjat e saj.

Gjatë një bisede me Mateon, ajo ka zbuluar se pëlqimi për Gimbon ka ekzistuar që në fillim të rrugëtimit të saj në shtëpi.

“Për Gimbon ka qenë pëlqim që nga dita 1!”, u shpreh ajo, duke treguar qartë emocionet e saj.

Teksa fliste për të, Selin u duk mjaft e përmalluar, duke reflektuar ndjenja të forta që tashmë po dalin në pah edhe më shumë pas largimit të tij nga shtëpia.

Kjo deklaratë ka ngjallur reagime të shumta te publiku, i cili po ndjek me interes zhvillimet mes tyre edhe jashtë lojës.