Edhe një herë, autoritetet në Maqedoninë e Veriut godasin tregun e kanabisit mjekësor. Një kompani e njohur, Green Life, e cila operonte në Josifovë të Valandovës, është zbuluar me një ton marihuanë të konfiskuar nga policia.
Ky aksion vjen pas urdhrit të prokurorit publik nga Prokuroria e Gjevgjelisë dhe është pjesë e një hetimi të gjerë. Zyrtarët nga SPB-Strumicë dhe DPB-Valandovë kanë kryer kontroll në hapësirat e kompanisë, duke vazhduar aksionet e mëparshme ku deri tani janë sekuestruar gjithsej 40 tonë marihuanë.
Green Life është një nga gjashtë kompanitë të cilave qeveria ua ka hequr licencën për kultivimin e kanabisit mjekësor. Autoritetet po hetojnë për shkelje të mundshme ligjore dhe çështja pritet të ketë zhvillime të mëtejshme.





