Shyhreteja shpallet Ambasadore e Paqes në 18-vjetorin e Pavarësisë

Posted by

Këngëtarja e njohur Shyhrete Behluli ka njoftuar përmes një postimi në Instagram se është shpallur Ambasadore e Paqes nga Ambasada e Paqes në Tiranë.

Ajo ka shprehur mirënjohje të thellë për vlerësimin dhe nderin e madh që i është bërë, duke theksuar se këtë titull e ndan edhe me personalitete të tjera të shquara.

 

Sipas saj, ky moment ka marrë një domethënie të veçantë pasi ceremonia është mbajtur në ditën e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës – një datë që simbolizon sakrificën, krenarinë dhe vizionin për të ardhmen.

“Të përfaqësosh paqen në një ditë kaq simbolike është përgjegjësi dhe privilegj i jashtëzakonshëm. Uroj që fryma e paqes, bashkëpunimit dhe unitetit të na udhëheqë gjithmonë. Gëzuar 18-vjetorin e Pavarësisë!”, ka shkruar ajo.

Ky vlerësim vjen si një tjetër moment i rëndësishëm në karrierën dhe angazhimin publik të artistes.