Skandal 100 milionë franga! Firma e kosovarit Kristian Kabashi nën hetim nga FINMA

Posted by

Firma “Numarics” e kosovarit Kristian Kabashi është nën hetim nga Autoriteti Zviceran i Mbikëqyrjes së Tregut Financiar (FINMA) pas një skandali që dyshohet të ketë shkaktuar humbje mbi 100 milionë franga zvicerane.

Bashkimi i “Numarics” me Radicant Bank, që synonte ofrimin e shërbimeve financiare për klientë privatë dhe bizneset e vogla, përfundoi me humbje prej 105,5 milionë frangash, ndërkohë që informimi mbi gjendjen financiare ka qenë i vonuar.

Banka BLKB po bashkëpunon ngushtë me hetimin e FINMA-s për të verifikuar procedurat dhe sfondin e këtij transaksioni, ndërsa rasti ka ngritur shqetësime serioze mbi menaxhimin dhe transparencën në sektorin financiar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *