Dy persona janë arrestuar në Prizren si të dyshuar për përfshirje në veprën penale të fajdes. Operacioni është realizuar nga Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokuroria Themelore në Prizren.
Sipas informacioneve, të arrestuarit janë vëllezërit Eduard Kaçinari dhe Anton Kaçinari, të cilët dyshohet se u kanë vënë viktimave fajde me kamata të larta. Dyshimet janë se vlera e kamatave që u janë kërkuar viktimave arrin deri në rreth 1 milion euro.
Arrestimi i tyre është bërë në flagrancë, pikërisht në momentin kur dyshohet se po përpiqeshin ta detyronin viktimën të rregullonte dokumentacionin për transferimin e pronësisë së këtyre pronave.
Me urdhër të gjykatës është kontrolluar edhe vendbanimi i të dyshuarve, ku janë gjetur dhe sekuestruar dëshmi materiale që pritet të përdoren gjatë procedurës penale.
Ndaj të dyshuarve, të identifikuar me inicialet E.K. dhe A.K., Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim për ndalim, ndërsa hetimet për këtë rast po vazhdojnë.





