Skandal në stacion policor: zyrtarja sulmohet brenda objektit – e dyshuara lirohet

Posted by

Një incident i rëndë ka ndodhur në Ferizaj, ku një zyrtare policore është kërcënuar dhe më pas është sulmuar fizikisht brenda vetë stacionit policor.

Sipas raportit zyrtar, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 01:40, në rrugën Brigada 161. E dyshuara, një femër kosovare, fillimisht ka kanosur zyrtaren dhe më pas ka kaluar në sulm fizik ndaj saj.

Si pasojë e incidentit, zyrtarja policore ka pësuar lëndime trupore dhe ka marrë trajtim mjekësor.

Pas arrestimit dhe intervistimit, me vendim të prokurorit, e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.

Ngjarja ka ngritur shqetësime për sigurinë edhe brenda institucioneve të rendit, ndërsa pritet që rasti të trajtohet nga organet kompetente në vijim.