Kryetari i Komunës së Suharekë, Bali Muharremaj, ka dalë publikisht në mbështetje të artistit të njohur Ludovik Tunaj, i njohur për publikun si Ludovik Tunaj (Ludo Lee), i cili aktualisht është pjesë e spektaklit më të ndjekur në vend, Big Brother VIP Kosova.
Përmes një reagimi publik, Muharremaj ka vlerësuar lart paraqitjen e Ludo Lee brenda shtëpisë më të famshme në Kosovë, duke theksuar se ai po e përfaqëson me dinjitet dhe krenari komunën e Suharekës.
“Ludo po tregon kulturë, edukatë dhe nivel të lartë përfaqësimi. Ai është shembull i të rinjve tanë dhe po e prezanton Suharekën në mënyrën më të mirë të mundshme”, mësohet të ketë deklaruar kryetari.
Sipas tij, suksesi i Ludo Lee nuk është vetëm individual, por një krenari për gjithë qytetin. Ai shtoi se e mbështet fuqishëm në rrugëtimin e tij drejt finales dhe i uroi fitore në këtë format prestigjioz televiziv.
Kjo deklaratë ka nxitur reagime të shumta në rrjete sociale, ku qytetarë të shumtë kanë shprehur mbështetjen e tyre për artistin, duke e konsideruar si një ambasador të denjë të Suharekës në arenën mediatike.
A do ta çojë mbështetja e fuqishme nga vendlindja drejt triumfit final Ludo Lee? Mbetet për t’u parë në netët në vazhdim të BBVK, por një gjë është e sigurt – Suhareka është e gjitha pas tij!






Leave a Reply