Një moment shumë i veçantë dhe emocionues ka ndodhur sot në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, ku banorja Brikena është surprizuar nga familjarët e saj në një mënyrë krejt të papritur.
Një parashutë që fluturoi mbi shtëpinë e spektaklit mbante një mesazh të drejtpërdrejtë nga familja e saj:
“Ti je krenaria jonë, bëj çfarë të do zemra, ne jemi me ty”.
Sapo e pa parashutën dhe lexoi mesazhin e familjes, Brikena nuk arriti t’i mbajë emocionet, duke shpërthyer në lot dhe duke falënderuar familjarët për mbështetjen.
Ky moment u bë menjëherë një nga skenat më prekëse të ditës në Big Brother VIP Albania, duke marrë reagime të shumta edhe nga publiku në rrjetet sociale.





