Shtëpia e superyllit të muzikës pop, Rihanna, në Beverly Hills, u godit nga të shtënat me armë zjarri të dielën, njofton policia e Los Anxhelosit.
Oficerët iu përgjigjën raportimeve për të shtëna në orën 13:15 sipas kohës lokale (21:15 GMT). Një i dyshuar u arrestua dhe është futur në paraburgim, shkruan BBC.
Një zyrtar i policisë tha për CBS News, partnerin amerikan të BBC-së, se shtëpia e shënjestruar i përkiste Rihanna-s dhe në vendngjarje u gjetën gëzhoja pushkësh sulmi.
Fatmirësisht, askush nuk u lëndua, dhe Rihanna ndodhej në rezidencë gjatë incidentit. Fansat dhe media po ndjekin me shqetësim ngjarjen, ndërsa hetimet vazhdojnë.





