Televotim masiv në Big Brother VIP Albania 5, 16 banorë në rrezik!

Posted by

Spektakli i së shtunës në Big Brother VIP Albania 5 ka sjellë një nga momentet më të tensionuara të këtij sezoni. Të gjithë banorët janë futur në televotim, ndërsa një prej tyre do të largohet nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

Vendimi erdhi pas një sërë incidentesh brenda shtëpisë, ku disa prej banorëve – përfshirë Selin, Greta, Rogerti, Livia, Miri dhe Mateo – u akuzuan se nuk kanë respektuar rregullat e Vëllait të Madh, duke krijuar tension dhe situata të pakëndshme.

 

 

Lista e banorëve të rrezikuar për eliminim përfshin: Stenaldo, Mali, Miri, Marko, Rogerti, Artani, Juela, Livia, Gimbo, Selin, Mateo, Brikena, Shndrit, Greta, Arditi dhe Alesio. Një numër kaq i madh emrash në televotim e bën këtë javë një nga më dramatiket dhe më të paparashikueshmet në historinë e formatit.

Java pas jave, BBVA 5 po dëshmon se surprizat dhe vendimet e forta janë tashmë pjesë e pandashme e lojës.