Shtëpia e Big Brother VIP Albania ka përjetuar momente të tensionuara ditën e sotme pas një debati të ashpër mes Selin dhe Rogerti. Gjithçka nisi kur Rogerti përmendi babain e Selinit gjatë një diskutimi, gjë që e revoltoi menjëherë banoren.
Debati u përshkallëzua shpejt, duke krijuar një atmosferë të rënduar brenda shtëpisë. Situata mori një tjetër drejtim kur në mes të debatit u përfshi edhe Gimbo.
Gjatë rritjes së tensioneve mes djemve, Rogerti e ka shtyrë Gimbon me duar. Ky veprim konsiderohet një shkelje e rregullave bazë të formatit, pasi kontaktet fizike mes banorëve janë të ndaluara kategorikisht.
Menjëherë pas incidentit, rrjeti ka reaguar, veçanërisht në platformën X, ku ndjekësit kanë shpërthyer me komente. Shumë prej tyre e kanë krahasuar këtë situatë me rastin e Markos, i cili për një veprim të ngjashëm ishte ndëshkuar me Zarf të Zi.
Tashmë vëmendja është zhvendosur te spektakli i mbrëmjes së sotme, ku pritet të shihet nëse produksioni i Big Brother VIP Albania do të marrë masa ndaj këtij incidenti apo si do të menaxhohet situata në Prime.





