Terror në Vushtrri – dy të rinj hedhin granatë në oborrin e një shtëpie, përfundojnë në pranga!

Posted by


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vushtrri, ku dy persona janë arrestuar nën dyshimin për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm.

Sipas njoftimit të Policia e Kosovës, bëhet fjalë për një 24-vjeçar dhe një 25-vjeçar, të cilët dyshohet se kanë hedhur një granatë dore në oborrin e një shtëpie më 27 shkurt 2026.

Hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve kanë arritur t’i identifikojnë dhe arrestojnë të dyshuarit më 17 mars 2026, bazuar në prova materiale dhe dyshime të arsyeshme për përfshirjen e tyre në këtë rast.

Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.

Me vendim të prokurorit, ndaj të dyshuarve është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë.