Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në Londër, ku 22-vjeçari Lorik Abazi u ther për vdekje të dielën.Rasti është raportuar nga BBC, sipas së cilës i riu u gjet i plagosur rëndë në Hesterman Way. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta mbajtur në jetë, ai ndërroi jetë në spital.
Lorik Abazi ishte nipi i këngëtares së njohur kosovare Ganimete Abazi, e cila kishte njoftuar për humbjen e madhe në rrjetet sociale.
Pas incidentit, policia arrestoi dy vajza 25-vjeçare dhe një 28-vjeçar si të dyshuar për vrasje. Njëra nga vajzat është liruar me kusht, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rastit po vazhdojnë.
Në një deklaratë për media, familjarët e përshkruan 22-vjeçarin si një të ri të kujdesshëm, inteligjent dhe me një të ardhme të ndritur, e cila iu ndërpre tragjikisht.






Leave a Reply