Esat Shala, koleksionues dhe arkivist i njohur i materialeve të luftës, ka bërë të ditur se gjatë viteve ka mbledhur mijëra pamje dhe video tronditëse që dokumentojnë masakrat e kryera nga forcat serbe në Kosovë.
Ai ka arritur të grumbullojë mbi 30 mijë orë incizime dhe rreth 1 milion e 200 mijë fotografi, të cilat tregojnë fytyrën e vërtetë të krimeve dhe dhunës që ndodhi gjatë konfliktit.
Shala ka treguar se ka dorëzuar mbi 2,000 orë materialesh në Gjykatën Speciale, për të dëshmuar pafajsinë e heronjve të UÇK-së dhe për të dokumentuar krimet serbe që ndodhën gjatë luftës. Këto materiale janë bërë pjesë e provave të përdorura në procese gjyqësore për drejtësi dhe ruajtjen e kujtesës historike.
“Këto pamje dhe dokumente janë dëshmi të asaj që ka ndodhur. Nuk duhet të humbasin dhe duhet të ruhen për brezat e ardhshëm,” ka deklaruar Shala.
Ky arkiv konsiderohet një pasuri historike dhe një dëshmi e çmuar për drejtësinë, duke ndihmuar për të dokumentuar krimet e luftës në mënyrë të qartë dhe të pakontestueshme.
Shumë qytetarë e shohin punën e tij si një kontribut të jashtëzakonshëm për historinë e Kosovës dhe për kujtesën kolektive, duke nënvizuar rëndësinë e ruajtjes dhe dokumentimit të këtyre dëshmive.






Leave a Reply