Qyteti i Gjakovës u zgjua i tronditur këtë mëngjes nga një ngjarje shumë e rëndë, e cila ka prekur edhe familjen e ish-finalistes së Big Brother VIP Kosova, Elijona Binakaj.
Familja e saj po përballet me një tjetër humbje të parakohshme dhe tejet të dhimbshme. Personi që ka humbur jetën në rrethana tragjike në orët e para të mëngjesit të sotëm raportohet të jetë xhaxhai i Elijona Binakajt, një familjar i afërt i saj.
Sipas informacioneve të para, nga i njëjti incident i rëndë ka mbetur i lënduar edhe një person tjetër, ndërsa autoritetet kanë nisur menjëherë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.
Ngjarja ka shkaktuar tronditje të madhe në qytet, ndërsa pritet që institucionet përkatëse të japin më shumë detaje në vijim lidhur me atë që ndodhi në mëngjesin e sotëm në Gjakova.





