Ukë Rugova përkrah Presidenten Osmani: “Ajo është një Rugoviste dhe këtë nuk mund ta mohojmë”

Posted by

Deputeti i zgjedhur Ukë Rugova ka dhënë një intervistë, ku u pyet për mbështetjen e familjes së tij ndaj Presidentes Vjosa Osmani për një mandat të ri.

Rugova u shpreh se vendimi do të shihet kur të vijë koha, por nuk ngurroi të theksojë lidhjen e presidentes me traditën Rugoviste.

Kur u pyet për performancën e presidentes Osmani gjatë mandatit të saj, deputeti theksoi se ajo ka bërë gjithmonë një punë të mirë dhe e cilësoi si një Rugoviste të vërtetë.

“Besoj që gjithmonë ka bërë punë të mirë. Presidentja Osmani është një Rugoviste siç e dijmë të gjithë, atë nuk mundemi me mohu. Të shohim tash çka do të ndodhë ditëve në vijim”, shtoi Rugova.