Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald J. Trump, ka dërguar një mesazh urimi për Kosovën me rastin e 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë, duke riafirmuar mbështetjen e fuqishme të SHBA-së për sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit.
Mesazhi i tij është publikuar nga presidentja Vjosa Osmani, ku Trump uroi qytetarët e Kosovës për këtë përvjetor të rëndësishëm, duke theksuar se Amerika mbetet e përkushtuar në forcimin e partneritetit me Kosovën.
Po ashtu, Trump shprehu gatishmërinë e Uashingtonit për të punuar ngushtë me Kosovën në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon, duke falënderuar institucionet kosovare për mbështetjen ndaj përpjekjeve amerikane për paqe.
Në mesazhin e tij, presidenti amerikan përmendi edhe mirëpritjen e Kosovës si anëtare themeluese e Bordit të Paqes, duke e cilësuar këtë si dëshmi të rolit të saj në iniciativat globale për siguri dhe dialog.






Leave a Reply