Një foto e vetme në InstaStory ka mjaftuar që rrjeti të shpërthejë me aludime. Eda Likaj, e njohur për publikun nga lidhja e saj me Mateon në Përputhen, ka publikuar një imazh ku tregon se valixhja e saj është bërë gati.
Për ndjekësit më vigjilentë, kjo lëvizje nuk është aspak rastësi. Shumë prej tyre po spekulojnë se ajo mund të jetë gati për t’u bërë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP Albania.
Ajo që e bën situatën edhe më intriguese është momenti i postimit. Sinjali i Edës vjen pikërisht në kohën kur raporti mes Mateos dhe Brikenës duket se po forcohet çdo ditë e më shumë.
Nëse zërat rezultojnë të vërtetë, hyrja e saj do të ishte një zhvillim i papritur që mund të ndryshojë totalisht dinamikën e lojës dhe ekuilibrat brenda shtëpisë.
Deri në “Prime”-in e radhës nuk ka asnjë konfirmim zyrtar, por publiku tashmë është sy e veshë, duke pritur çdo lëvizje nga dera e kuqe.





