“Veç pse jemi martu këtu, s’jam gruaja jote” – Elijona acarohet me Klodin në BBVK

Posted by

Një tjetër tension është shënuar në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova mes Elijonës dhe Klodit, gjatë mbrëmjes së kaluar.

Situata nisi si një ngacmim i lehtë, kur Elijona po e spërkaste me ujë Klodin, por loja mori tjetër drejtim kur ai reagoi duke e lagur plotësisht. Ky veprim duket se e preku banoren, e cila u shpreh e irrituar ndaj tij.

Debati mes tyre solli reagime edhe nga banorët e tjerë, ndërsa momenti u komentua menjëherë edhe në rrjete sociale. Dinamika mes Elijonës dhe Klodit vazhdon të jetë një nga më të përfolurat brenda shtëpisë, sidomos pas organizimit të dasmës simbolike në kuadër të spektaklit.