Videoja e të dashurës së Klodit me këngën e Londrimit ‘Prek’ po “çmend” rrjetin – fansat kanë një kërkesë për të!

Posted by

E dashura e Klodi, Alice, ka tërhequr vëmendjen e rrjetit me një video të re në TikTok, ku shfaqet duke shijuar në sfond këngën Prek të fituesit të Big Brother VIP Kosova, Londrim Mekaj.

Videoja është bërë shpejt virale dhe nuk ka kaluar pa u vënë re nga fansat shqiptarë, të cilët e kanë mbushur me komente pozitive. Shumë prej tyre i shkruajnë: “Të ka hije!”, ndërsa të tjerë kanë shkuar edhe më tej me sugjerime simpatike, duke i propozuar që të jetë pjesë e ndonjë klipi të ardhshëm të Londrimit.

 

Ndërkohë, kjo video vjen pak kohë pasi Klodi zbuloi në emisionin Post Big Brother se Londrimi është takuar edhe me të dashurën e tij. Sipas tij, ata madje kanë festuar së bashku pas finales, duke bërë edhe një xhiro me makinë.

Ky moment duket se ka shtuar edhe më shumë interesin e fansave, të cilët po e komentojnë gjerësisht raportin miqësor mes tyre në rrjetet sociale.