Edhe pse ka kaluar më shumë se një vit nga përfundimi i Big Brother VIP Kosova, duket se emri i Xheneta Fetahu vazhdon të lidhet me historinë e saj të dikurshme me Gjesti.
Në një video të fundit të publikuar në TikTok, një komentues i shkroi modeles se “Gjesti është bashkë me Djellzën”, duke tentuar t’i sjellë asaj “lajme” nga jeta e ish-partnerit.
Reagimi i saj është bërë viral, ndërsa ndjekësit kanë komentuar stilin e drejtpërdrejtë dhe pa komplekse të modeles, e cila duket se nuk ka asnjë interes të rikthehet te kapitujt e vjetër të jetës së saj.





