Sonte nga ora 21:00, në “Camp Nou”, zhvillohet supersfida mes Barcelonës dhe Atletico Madridit, në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Mbretit.
Pas humbjes së thellë 4-0 në ndeshjen e parë në “Metropolitano”, Barcelona synon një rikthim spektakolar përballë skuadrës së drejtuar nga Diego Simeone, e cila njihet për mbrojtjen e hekurt dhe kundërsulmet e rrezikshme.
Katalanasit do të jenë pa sulmuesin kryesor Robert Lewandowski, ndërsa Atletico do të vuajë mungesën e mesfushorit Pablo Barrios.
FORMACIONI I BARCELONËS:
Garcia;
Kounde, Cubarsi, Martin, Cancelo;
Pedri, Fermin, Bernal;
Yamal, Ferran, Raphinha.
FORMACIONI I ATLETICO MADRIDIT:
Musso;
Ruggeri, Llorente, Hancko, Pubill;
Johnny, Koke;
Simeone, Griezmann, Lookman;
Alvarez.
Barcelona ka nevojë për një paraqitje perfekte për të përmbysur disavantazhin e katër golave, ndërsa Atletico synon ta administrojë rezultatin dhe të sigurojë finalen.
A do të ndodhë mrekullia në “Camp Nou” apo Atletico do ta konfirmojë dominimin?






Leave a Reply