Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Dolce, po shijon disa ditë luksoze pushimi në Maldives, por këtë herë ajo nuk është vetëm. Së fundmi është zbuluar se në këtë udhëtim e shoqëron fituesi i sezonit të fundit të BBVK, Londrim Mekaj.
Edhe pse asnjëri prej tyre nuk ka konfirmuar publikisht natyrën e raportit, fakti që po kalojnë pushimet bashkë ka ndezur menjëherë rrjetet sociale. Ndjekësit kanë filluar të spekulojnë për një lidhje të mundshme mes tyre, duke analizuar çdo detaj nga postimet dhe lëvizjet e tyre gjatë qëndrimit në këtë destinacion luksoz.
Prania e tyre në të njëjtin vend dhe në të njëjtën periudhë ka mjaftuar që të lindin dyshime për një afrim më shumë se miqësor, ndërsa fansat janë në pritje të një reagimi apo konfirmimi nga vetë ata.





