“Zemra e re” shpërthen sërish! Labi paralajmëron surprizë me Elijonën dhe Kushtrim Kelanin

Posted by

Kënga hit ndër vite Zemra e re nga Labinot Tahiri ka përjetuar një rikthim të fuqishëm së fundmi, duke u bërë sërish virale falë shtëpisë së Big Brother VIP Kosova. Projekti mori një vëmendje të madhe sidomos kur Labi ishte i pranishëm në natën finale të spektaklit dhe e interpretoi këngën drejtpërdrejt për Elijona, moment që u bë një nga më të komentuarit e mbrëmjes.

Por jehona e këngës nuk është ndalur me kaq. Së fundmi, një video në TikTok ku shfaqet Elijona së bashku me ish-banorin dhe këngëtarin Kushtrim Kelani, duke përdorur pikërisht këngën “Zemra e re” në sfond, është bërë virale dhe ka marrë mijëra reagime nga ndjekësit.

 

Ky reagim i madh i publikut duket se nuk i ka shpëtuar as vetë Labit. Përmes një postimi në Instagram, ai ka ndarë videon e dyshes dhe ka lënë të kuptohet se diçka e re po vjen.

“Së shpejti një surprizë me këta dy shpirta për publikun”, ka shkruar këngëtari në Instastory.

Ende nuk dihet nëse bëhet fjalë për një videoklip të ri, një version të ri të këngës së famshme apo një projekt tjetër të përbashkët. Megjithatë, duke parë popullaritetin që ka marrë momenti viral dhe emrat që po përfliten, duket se kjo lëvizje mund të kthehet shumë shpejt në një tjetër hit të momentit.