Gjesti del nga paraburgimi – marrëveshja me Prokurorinë ndryshon gjithçka!

Posted by

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka konfirmuar lirimin e këngëtarit të njohur Gjesti, pas zhvillimeve të fundit në rastin e tij.

Sipas njoftimit zyrtar, ai është liruar pasi ka arritur një marrëveshje me Prokurorin e Shtetit për pranimin e fajësisë lidhur me disa vepra penale.

Zëdhënësja e Prokurorisë, Kaltrina Shala, bëri të ditur se pas kësaj marrëveshjeje kanë pushuar arsyet ligjore për mbajtjen e tij në paraburgim. Si rezultat, prokurori i shtetit ka paraqitur kërkesë për ndërprerjen e kësaj mase.

Veprat penale për të cilat ai dyshohej përfshijnë “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “Kanosja” dhe “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”.

Me këtë vendim, Gjesti tashmë do të përballet me procesin gjyqësor në një fazë tjetër, pas pranimit të fajësisë, ndërsa rasti pritet të marrë epilog në gjykatë.