Ludo flet pa filtra: Zbulon të vërtetën për Benitën dhe prishjen me Edin!

Posted by

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova, Ludo, ka vendosur të flasë hapur në një intervistë për emisionin “Prive By Liberta Spahiu”, ku në vetëm 60 sekonda iu përgjigj pyetjeve më të drejtpërdrejta rreth jetës së tij personale.

Kur u përmend Benita Zena, ai kishte vetëm fjalë pozitive, duke e cilësuar si një vajzë të sinqertë, të drejtë dhe me vlera të mira njerëzore.

Megjithatë, situata ishte ndryshe kur erdhi puna te raporti me Edin. Ludo la të kuptohej qartë se marrëdhënia mes tyre është ftohur pas përfundimit të spektaklit, duke theksuar se secili po ndjek rrugën e vet dhe nuk kanë më kontakt.

Ai u shpreh shkurt se nuk ka konflikte, por thjesht një distancim natyral mes tyre, duke shtuar se nuk është person që krijon probleme me të tjerët.

Ndërkohë, kujtojmë se Eduard Kuçi kishte qenë një nga miqtë më të afërt të Ludos brenda shtëpisë së BBVK, pasi njiheshin edhe jashtë spektaklit.