Këngëtari i njohur Blero dhe partnerja e tij Eronita kanë ndarë një nga lajmet më të bukura me ndjekësit e tyre: shumë shpejt do të bëhen prindër.
Çifti konfirmoi shtatzëninë përmes një postimi në rrjetet sociale, ku publikuan një foto simbolike me atlete të vogla dhe mbishkrimin emocionues: “Fëmija po vjen..”. Ky moment u prit me reagime të shumta pozitive nga fansat dhe miqtë e tyre.
Megjithatë, për ndjekësit më të vëmendshëm, ky lajm nuk erdhi si surprizë e madhe.
Për Eronitën, ky do të jetë fëmija i parë, ndërsa për Bleron është përvoja e dytë si prind. Ai është tashmë baba i Tara, nga një lidhje e mëparshme.
Lajmi për zgjerimin e familjes ka shtuar edhe më shumë interesin e publikut për çiftin, i cili vetëm pak muaj më parë kurorëzoi dashurinë me martesë.





