Dy ish-banorët e “Big Brother VIP Kosova”, Klodian Mihaj dhe Sasa, duket se po e vazhdojnë raportin e tyre edhe pas përfundimit të spektaklit.
Së fundmi, ishte Sasa ajo që publikoi një selfie në veturë krah Klodit, ku të dy shfaqen të buzëqeshur dhe shumë të afërt. Por ajo që mori më shumë vëmendje ishte fotografia e dytë, ku Klodi shihet duke e puthur në faqe.
Ky moment ka ngritur menjëherë dyshime dhe reagime në rrjet, megjithatë vetë Sasa ka sqaruar raportin mes tyre me një përshkrim të shkurtër, por domethënës: “Vëllai im”.
Me këtë, ajo ka lënë të kuptohet se mes tyre ekziston një miqësi e sinqertë dhe jo një lidhje romantike, pavarësisht afrimitetit që shihet në postimet e fundit.
Pas daljes nga BBVK, çdo lëvizje e ish-banorëve po ndiqet me vëmendje nga fansat, të cilët shpesh interpretojnë çdo detaj si sinjal për marrëdhënie të reja.





