Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Sara Gjordeni, ka tërhequr sërish vëmendjen në rrjetet sociale, duke ndarë mendimin e saj për një nga temat më të diskutuara të momentit – fituesin e mundshëm të BBVA.
Gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit në Instagram, ajo u pyet nëse e ndjek spektaklin dhe kë sheh si favorit për çmimin e madh.
Sara u shpreh se nuk arrin ta ndjekë vazhdimisht për shkak të angazhimeve personale, por herë pas here i hedh një sy. Megjithatë, ajo nuk hezitoi të zbulojë emrin që, sipas saj, e meriton fitoren.
“E shoh sa herë që kam kohë të lirë. Për mua, Selin e meriton dhe besoj se do ta fitojë. Do të ishte shumë bukur që këtë herë të fitojë një vajzë e re,” – u shpreh ajo.
Deklarata e saj ka ndezur diskutime mes fansave të formatit, duke shtuar edhe më shumë kuriozitetin për finalen e madhe.






Leave a Reply