Kuvendi i Kosovës ka thirrur për mbrëmjen e sotme një seancë të jashtëzakonshme plenare, në të cilën pritet të hidhet në votim përbërja e Qeverisë së re të Republikës së Kosovës.
Seanca është caktuar të nisë në orën 20:00 në Sallën e Kuvendit, ndërsa deri në momentet e fundit deputetët ende nuk kishin zënë vendet e tyre në sallë.
Në rast se propozimi për Qeverinë e re nuk merr votat e mjaftueshme, skena politike mund të përballet sërish me pasiguri dhe opsione të reja procedurale për zgjidhjen e situatës institucionale.





