Albulena Haxhiu zgjidhet kryetare e Kuvendit të Kosovës me 66 vota

Posted by

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë zgjedhur Albulena Haxhiun në postin e kryetares së re të Kuvendit.

Në votimin e zhvilluar në seancë plenare, Haxhiu mori 66 vota pro, 42 kundër dhe 8 abstenime, duke siguruar shumicën e nevojshme për të marrë drejtimin e institucionit më të lartë legjislativ në vend.

Me këtë votim, përmbyllet një tjetër etapë e konstituimit të institucioneve, ndërsa pritet që Kuvendi të vazhdojë me procedurat e tjera parlamentare në ditët në vijim.