Kuvendi i Kosovës ka votuar Qeverinë e re të Republikës së Kosovës, në krye me Albin Kurtin si kryeministër.
Qeveria u miratua me 66 vota për, 48 kundër dhe asnjë abstenim, duke siguruar shumicën e nevojshme parlamentare për nisjen e mandatit të ri qeverisës.
“Mandati që po kërkojmë është mandat pune, drejtësie dhe dinjiteti për secilin, mandat sigurie dhe begatie për të gjithë”, deklaroi ai para deputetëve, duke theksuar përkushtimin për zhvillim ekonomik, forcim të shtetit të së drejtës dhe avancim të agjendës euroatlantike.
Në përbërjen e re qeveritare, pozitat kryesore janë ndarë si më poshtë:
- Zëvendëskryeministër i parë dhe Ministër i Jashtëm – Glauk Konjufca
- Zëvendëskryeministër i dytë dhe Ministre e Drejtësisë – Donika Gërvalla
- Zëvendëskryeministër për çështje të pakicave dhe bashkëpunim – Fikrim Damka
- Ministër i Financave – Hekuran Murati
- Ministër për Punë, Familje dhe Vlera të Luftës Çlirimtare – Andin Hoti
- Ministër i Mbrojtjes – Ejup Maqedonci
- Ministër i Punëve të Brendshme – Xhelal Sveçla
- Ministër i Digjitalizimit dhe Administratës Publike – Lulëzon Jagxhiu
- Ministër i Shëndetësisë – Arben Vitia
- Ministër i Arsimit dhe Shkencës – Hajrulla Çeku
- Ministër i Kulturës dhe Turizmit – Saranda Bogujevci
- Ministër i Sportit dhe Rinisë – Blerim Gashani
- Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal – Elbert Krasniqi
- Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor – Fitore Pacolli
- Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural – Armend Muja
- Ministër i Infrastrukturës dhe Transportit – Dimal Basha
- Ministre e Tregtisë, Industrisë dhe Inovacionit – Mimoza Kusari
- Ministre e Ekonomisë – Artane Rizvanolli
- Ministër për Komunitete dhe Kthim – Nenad Rashiq
- Ministër për Zhvillim Rajonal – Rasim Demiri
Me këtë votim, Qeveria Kurti 3 nis zyrtarisht mandatin e saj, ndërsa pritet që në ditët në vijim të përcaktohen prioritetet konkrete të programit qeverisës dhe hapat e parë ekzekutivë.





