Kurti: Paga e 13-të për sektorin publik ekzekutohet pas miratimit të Buxhetit 2026

Posted by

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se paga e 13-të për punëtorët e sektorit publik do të ekzekutohet menjëherë pas miratimit të Ligjit për Buxhetin e vitit 2026 në Kuvendin e Kosovës.

Në mbledhjen e parë të Qeverisë Kurti 3, shefi i ekzekutivit njoftoi se projektligji për buxhetin do të riprocedohet në Kuvend, pasi ishte miratuar fillimisht në mbledhjen e 31 tetorit të vitit të kaluar.

Sipas tij, ky buxhet synon mbështetjen e sektorit publik dhe fuqizimin e financave komunale, ndërsa ekzekutimi i pagës shtesë do të realizohet menjëherë pas hyrjes në fuqi të ligjit.