Avokati i Jakup Krasniqit: Kërkesa për 45 vjet burgim është dyfish më e lartë se dënimet për udhëheqësit serbë

Posted by

Avokati Mentor Beqiri, pjesë e ekipit mbrojtës të Jakup Krasniqi, ka reaguar ndaj kërkesës së Prokurorisë për dënim prej 45 vjet burgim për secilin nga të akuzuarit.

Sipas tij, është e habitshme që kërkohet një dënim kaq i lartë, i cili – siç theksoi – është më shumë se dyfishi i dënimeve të shqiptuara ndaj udhëheqësve serbë nga International Criminal Tribunal for the former Yugoslavia.

  • Nikola Šainović,
  • Nebojša Pavković,
  • Sreten Lukić,

të cilët ishin dënuar me nga 22 vjet burgim.

Po ashtu, ai përmendi edhe:

  • Vladimir Lazarević,
  • Dragoljub Ojdanić,

të cilët ishin dënuar me nga 15 vjet burgim.

“…dhe Prokuroria është habi që kërkon dënim me 45 vjet burgim, më shumë se dyfishi që ua dhanë udhëheqësve serbë”, deklaroi Beqiri.

Ai kundërshtoi pretendimin e Prokurorisë se anëtarët e UÇK-së kishin një qëllim të përbashkët për të marrë dhe ushtruar kontroll në të gjithë Kosovën përmes kryerjes së krimeve. Sipas tij, analizimi i provave të paraqitura nuk e mbështet këtë pretendim.

Beqiri theksoi se UÇK-ja u ngrit si lëvizje mbrojtëse në përgjigje të, siç e quajti ai, një kërcënimi ekzistencial ndaj shqiptarëve të Kosovës nga forcat serbe. Ai shtoi se edhe disa nga viktimat në këtë çështje kanë deklaruar se UÇK-ja kishte rol mbrojtës ndaj popullsisë civile.