“Sekret shtetëror” i zbuluar nga Rama: Presion dhe kërcënime ndaj Osmanit për dy vjet rresht

Posted by

kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë vizitës së tij në Prishtinë me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ka bërë deklarata të forta lidhur me veprimet e Gjykatës Speciale.

Duke folur për procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Rama deklaroi se ish-presidenti Hashim Thaçi është mbajtur “peng” nga kjo gjykatë.

Sipas Ramës, Osmani nuk kishte lejuar që të ushtrohej presion mbi institucionin e Presidencës nën pretendimin e kërkimit të provave për krime kundër njerëzimit.

“Mund të jetë sekret shtetëror këtu, por për mua nuk është. Presidentja është kërcënuar për dy vjet, sepse nuk ka lejuar që të dhunohej zyra e Presidencës”, deklaroi Rama.

Ai shtoi se një veprim i tillë do ta vendoste Kosovën në një pozitë shumë të rëndë në arenën ndërkombëtare, duke krijuar përshtypjen se edhe në institucionin më të lartë shtetëror gjendeshin prova për krime.

“Kjo do ta dëmtonte rëndë imazhin e Kosovës. Por, për nderin e saj dhe të shtetit, ajo e ndaloi një gjë të tillë”, theksoi Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *