Situata ligjore e këngëtarit Luiz Ejlli ka marrë një zhvillim të ri, duke rikthyer në vëmendje një çështje që dukej e mbyllur në maj të vitit të kaluar.
Edhe pse ai fitoi pafajësinë në Gjykata e Apelit gjatë vitit 2025, Prokuroria nuk është tërhequr nga ndjekja e çështjes. Sipas burimeve, organi i akuzës e ka dërguar dosjen në Gjykata e Lartë, duke kërkuar shfuqizimin e vendimit të mëparshëm.
Tashmë, fati i këngëtarit pritet të varet nga shqyrtimi i çështjes në Gjykatën e Lartë. Vendimi do të merret nga gjyqtari Sokol Binaj, i cili do të vendosë nëse pafajësia e shpallur më herët do të qëndrojë apo do të rrëzohet.





