Situata ka arritur kulmin mbrëmë në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, ku debatet kanë marrë një tjetër dimension.
Banorja Dolce ka kritikuar ashpër Elijona, duke vënë në pah diferencën në moshë dhe duke e akuzuar për një lojë të fshehtë dhe jo të sinqertë. Sipas saj, Elijona po përdor strategji për t’u paraqitur si viktimë para publikut, ndërsa njëkohësisht po luan me emocionet e Klodi dhe Londrimi për të forcuar pozicionin e saj në lojë.
Deklaratat e Dolces kanë shkaktuar reagime të menjëhershme brenda shtëpisë. Klodi dhe Londrimi janë shfaqur të lëkundur pas këtyre komenteve, madje mes tyre kanë pranuar se Dolce “nuk flet kot”, duke hedhur dyshime mbi sinqeritetin e Elijonës.
Besimi mes tyre duket se ka marrë një goditje të fortë, ndërsa mbetet për t’u parë nëse kjo përplasje do të shënojë fundin e miqësisë apo vetëm një kapitull të ri tensioni në lojë.






Leave a Reply