ZARFI I ZI trondit shtëpinë! Kristi Lamaj përjashtohet papritur nga Big Brother Vip Albania

Posted by

Një zhvillim i papritur ka tronditur shtëpinë e Big Brother VIP Albania mëngjesin e sotëm. Konkurrenti Kristi Lamaj është përjashtuar nga gara për çmimin e madh, pas një njoftimi zyrtar që erdhi përmes zarfit të zi.

Lajmi u komunikua nga banorja Brikena, e cila lexoi përmbajtjen e zarfit para konkurrentëve të tjerë, duke lënë të gjithë të habitur.

Çfarë ndodhi?

Deri tani nuk janë bërë publike arsyet e përjashtimit të Kristit. Megjithatë, sipas deklaratës së bërë në emisionin Shqipëria Live, moderuar nga Sidorela Gjoni, ish-banori është në gjendje të mirë shëndetësore.

“Sot në mëngjes kur erdha, pashë Kristin jashtë, në një moment kur ai duhej të ishte brenda në shtëpi dhe u surprizova. Më pas mora vesh lajmin që ai ishte përjashtuar nga gara. Nga ana shëndetësore ishte mirë. Arsyet dhe detajet do të zbulohen në primen e së shtunës”, u shpreh moderatorja.

Mister deri në Prime

Për momentin, produksioni nuk ka dhënë sqarime të tjera, duke lënë gjithçka për t’u zbuluar në spektaklin e radhës. Kjo situatë ka ndezur menjëherë reagime në rrjet, ku fansat po spekulojnë mbi arsyet e mundshme të largimit të tij.

Çfarë e çoi në përjashtim Kristin?
A ka pasur shkelje të rregullave apo ndonjë incident brenda shtëpisë?

Përgjigjet pritet të jepen të shtunën në mbrëmje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *