Ministria e Mbrojtjes e Kosovës ka shpallur konkursin për pranimin e 320 ushtarëve të rinj në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK).
Sipas njoftimit zyrtar, aplikimi do të jetë i hapur nga 2 marsi deri më 27 mars 2026.
Të drejtë aplikimi kanë të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës, të moshës 18 deri në 25 vjeç, të cilët kanë përfunduar arsimin e mesëm. Kandidatët duhet të jenë në gjendje të mirë fizike dhe shëndetësore, të kenë figurë të pastër morale dhe ligjore, si dhe të tregojnë përkushtim për shërbim me dinjitet dhe profesionalizëm.
Aplikimi bëhet online përmes platformës zyrtare të rekrutimit:
https://rekrutimi.fsk-ks.org






Leave a Reply