Mateo i ftohtë me Brikenën: “Unë kam nervat e mia, ti e ke mendjen tek egoja jote!”

Posted by

Orët e fundit, Mateo ka shfaqur irritim të dukshëm ndaj sjelljeve të Brikenës brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova. Ai ka vendosur t’i shprehë ndjenjat e tij dhe të flasë hapur për tensionet që kanë lindur.

Mateo i drejtohet Brikenës:

“Unë kam nervat e mia, gjërat e mia. Ti e ke mendjen tek hatri dhe egoja jote. Thua kam krenarinë time, prandaj nuk të pyes ty. A e kupton se çfarë thua?”

Përgjigja e Brikenës nuk vonoi:

“Kur të pyes dy herë dhe ti më injoron, unë nuk të pyes më. Ti the që je nervoz me të gjithë dhe mendova se ishe nervoz edhe me mua.”

Ky moment ka ndezur debat mes fansave, të cilët komentojnë në rrjetet sociale mbi marrëdhënien e tensionuar mes dy banorëve dhe ndikimin e saj në dinamiken e shtëpisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *