Jam në finale prej 23 vitesh, nuk denigroj si ti!” – Përplasja e fortë mes Valdrinit dhe Elijonës

Posted by

Një moment i tensionuar është shënuar gjatë debatit mes Valdrin Sahiti dhe Elijona, duke krijuar një nga përballjet më të forta të këtij sezoni në Big Brother VIP Kosova.

Valdrini iu drejtua Elijonës me tone të ashpra, duke i thënë:

“Unë jam në finale prej 23 vitesh dhe nuk denigroj si ti. Nëse një person ka pakënaqësi ndaj teje, pse ata janë të këqij? Pse janë arrogantë? Pse duhet t’i fajësosh?”

Deklarata e tij u interpretua si një kritikë e drejtpërdrejtë ndaj mënyrës se si Elijona i etiketon banorët që kanë rezerva apo kritika ndaj saj.

Nga ana tjetër, Elijona nuk qëndroi pa reaguar, duke mbrojtur qëndrimet e saj dhe duke theksuar se reagimet e saj janë të bazuara në sjelljet që ajo percepton brenda shtëpisë.

Ky debat ka ndezur rrjetin, me fansat që janë ndarë në dy kampe – disa që mbështesin qëndrimin e Valdrinit dhe të tjerë që e shohin reagimin e Elijonës si të justifikuar.

Në prag të finales, tensionet duket se po arrijnë kulmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *