Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Benita Zena, ka reaguar për herë të parë pas eliminimit nga gjysmëfinalja, duke e mbyllur rrugëtimin e saj vetëm një hap larg finales së madhe.
Dalja nga shtëpia më e famshme në vend duket se ka qenë mjaft e vështirë për të, siç e ka pranuar edhe vetë përmes një postimi në Instagram.
“Momentalisht jam në gjendje të rëndë emocionale, por nuk munda pa ju falënderuar secilin për mbështetjen në këtë rrugëtim dhe tani në këto momente. Zoti ju ruajtë”, ka shkruar ajo, duke prekur ndjekësit me sinqeritetin e saj.
Mesazhi i saj është shoqëruar me reagime të shumta nga fansat, të cilët e kanë mbështetur dhe i kanë shprehur fjalë inkurajuese pas këtij eliminimi të papritur.





