Ish-banorët e Big Brother VIP Kosova, Suanita dhe Aurora, kanë qenë së fundmi të ftuara në emisionin Big Talk, ku kanë folur për eksperiencën e tyre dhe jetën pas daljes nga shtëpia.
Gjatë intervistës, Suanita është pyetur nëse ka pasur komunikim me ish-të fejuarin e saj pas përfundimit të rrugëtimit në BBVK. Ajo u tregua e rezervuar në përgjigje, duke mos dashur të zgjerohet shumë mbi këtë temë.
“Jo, nuk du me diskutu më shumë për atë pjesë. Ende nuk kam komunikuar me shokë të ngushtë. Tetë vjet janë në pyetje, normal kam muhabet, por jo muhabet çdo ditë”, u shpreh ajo.
Deklarata e saj ka ngjallur interes te ndjekësit, duke qenë se lidhja e saj shumëvjeçare ishte një nga temat më të komentuara gjatë qëndrimit në shtëpi. Megjithatë, Suanita duket e vendosur ta mbajë këtë kapitull të jetës së saj larg vëmendjes publike.





