Aksioni i vitit 2023 në disa qytete të Kosovës, 15 persona u arrestuan për fajde dhe shmangie tatimore

Posted by

Më 2 mars 2023, Prokuroria Themelore në Ferizaj, në koordinim me Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda e Policisë së Kosovës, zhvilloi një aksion të gjerë në disa qytete të Kosovës.

Gjatë operacionit u bastisën shtëpi, lokale dhe autosallone, ndërsa 15 persona u arrestuan nën dyshimin për përfshirje në veprat penale “dhënie e fajdes”, “detyrim” dhe “shmangie nga tatimi”.

 

 

Personat e arrestuar në këtë operacion janë:
Besnik Salihu, Fadil Salihu, Egzon Salihu, Skender Bajrami, Ardi Saraqi, Shefik Rexhepi, Lindrit Haradinaj, Ramiz Ademi, Mujë Ademi, Kadri Gerbeshi, Ajvaz Muzaqi, Bashkim Osmani, Bahri Abazi, Nexhmi Abazi dhe Shukri Haxhiu.

Rasti vazhdon të trajtohet nga organet kompetente, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të veprimtarisë së dyshuar penale kanë vijuar edhe pas arrestimeve.