PSG tërhiqet nga apeli, Mbappe përfiton 60.9 milionë euro dëmshpërblim

Posted by

Pas një beteje ligjore që zgjati rreth 12 muaj, Kylian Mbappé ka dalë fitues në përballjen me ish-klubin e tij, Paris Saint-Germain. Sulmuesi francez kishte pretenduar se klubi i detyrohej bonuse dhe paga të papaguara, ndërsa në dhjetor, Gjykata e Punës (Prud’homme) vendosi në favor të tij.

Fillimisht, PSG kishte të drejtën për të apeluar vendimin, por sipas raportimeve të Marca, kampionët e Francës kanë vendosur të mos e vazhdojnë më procesin ligjor. Në një deklaratë zyrtare, klubi theksoi se, “për hir të përgjegjësisë dhe për t’i dhënë fund përfundimtar një procedure që ka zgjatur shumë gjatë”, ka zgjedhur të mos e zgjatë më çështjen.

  • 17.25 milionë euro paga për muajt prill, maj dhe qershor 2024,

  • 1.725 milionë euro pagesë pushimesh,

  • 1.5 milionë euro bonus etik për të njëjtën periudhë,

  • 150 mijë euro bruto për pushimet e paguara mbi bonusin etik.

  • Me këtë vendim, kapitulli mes Mbappes dhe PSG-së duket se mbyllet përfundimisht. Tashmë, lojtari i Real Madrid mund të fokusohet plotësisht te paraqitjet në fushë.

    Në aspektin sportiv, ai synon të rikthehet në formën optimale pas paraqitjes zhgënjyese në humbjen ndaj CA Osasuna. Mundësia e radhës për reagim vjen në përballjen ndaj SL Benfica, në ndeshjen e dytë të play-off-it të UEFA Champions League, që zhvillohet në “Santiago Bernabéu”.