Kurti pas takimit me Abdixhikun: LVV nuk ka kandidat partiak për president

Posted by

Pas një takimi rreth dy orësh mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Lumir Abdixhiku, kreu i Qeverisë deklaroi se biseda ishte e gjatë dhe përfshiu disa tema me rëndësi për vendin.

Sipas Kurtit, në takim u diskutua për zhvillimet politike në Kosovë, situatën e sigurisë, politikën e jashtme dhe marrëdhëniet ndërkombëtare, si dhe për progresin e arritur dhe sfidat që priten në të ardhmen. Ai theksoi se të dy palët u zotuan për vazhdim të komunikimit institucional.

 

 

“Ne nuk kemi garuar në zgjedhjet e 28 dhjetorit me një emër të përveçëm, pra LVV nuk e ka një anëtar me librezë partie që synon të bëhet president”, deklaroi ai.

Takimi mes Kurtit dhe Abdixhikut vjen në një periudhë të rëndësishme politike, ku zgjedhja e presidentit kërkon konsensus më të gjerë në Kuvend, duke e bërë dialogun mes partive thelbësor për procesin.