Përplasje e ashpër mes Dj Gimbo dhe Mirit në Big Brother VIP

Posted by

Shtëpia e Big Brother VIP Albania është përfshirë nga një debat i fortë mes Dj Gimbo dhe Mirit, i cili ka kaluar në tone të ashpra dhe akuza personale.

Përplasja mes dy banorëve shpërtheu për shkak të raportit me Selinin, duke e çuar situatën në një pikë tensioni maksimal. Gimbo akuzoi rëndë Mirin, duke paralajmëruar se do t’ia “nxjerrë fytyrën e viktimës”, ndërsa përdori edhe gjuhë ofenduese gjatë debatit.

 

 

Nga ana tjetër, Miri nuk u tërhoq, duke iu kundërpërgjigjur me tone po aq të ashpra dhe duke e paralajmëruar: “Ti s’ke shanse!”

Debati ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale, ku ndjekësit e spektaklit janë ndarë në qëndrime pro dhe kundër dy banorëve. Mbetet për t’u parë nëse kjo përplasje do të sjellë pasoja brenda shtëpisë apo do të ndikojë në dinamikat e lojës në ditët në vijim.