Merdarë, 24 shkurt 2026 –
Një operacion i suksesshëm i Doganës së Kosovës ka çuar në sekuestrimin e rreth 1 milion eurove, të cilat ishin fshehur në mënyrë të sofistikuar brenda rezervuarit të një veture në pikëkalimin kufitar në Merdarë.
Burime për media bëjnë të ditur se gjatë skanimit rutinë të automjetit, pajisjet kanë sinjalizuar ndërhyrje të dyshimta në strukturën e veturës, çka ka shtyrë zyrtarët doganorë të kryejnë kontroll të detajuar fizik.
Paratë të paketuara me kujdes për t’iu shmangur kontrolleve
Pas hapjes së rezervuarit të karburantit, brenda tij janë zbuluar pako të organizuara me para, të kamufluara me qëllim shmangien e kontrolleve doganore. Sipas informacioneve të para, shuma dyshohet se po tentohej të futej ilegalisht në territorin e Kosovës.
Burime brenda institucionit kanë bërë të ditur se zbulimi është bërë falë teknologjisë së avancuar të skanimit, e cila ka evidentuar ndryshime të pazakonta në rezervuar.
Hetimet në vazhdim
Rasti është proceduar tek organet kompetente dhe hetimet po vazhdojnë për të zbardhur destinacionin e parave dhe personat e përfshirë në këtë tentativë kontrabande.
Dogana e Kosovës ka theksuar se kontrollet në pikat kufitare do të mbeten të rrepta, sidomos ndaj tentativave për kontrabandë dhe pastrim parash.






Leave a Reply