Sot në Gjykata e Posaçme AntiKorrupsion mbahet një tjetër seancë e rëndësishme për procesin ndaj Laert Haxhiut, i akuzuar për një sërë veprash kriminale.
Në sallën e gjyqit do të jetë edhe Rigels Rajku, i njohur si Noizy, i thirrur si viktimë e veprës penale. Ngjarja në fokus daton qershorin e vitit 2022, kur lokali dhe dyqani i tij në Durrës u sulmuan me lëndë plasëse.
Sipas hetimeve të Prokurorisë së Posaçme AntiKorrupsion, tritoli dyshohet të jetë vendosur nga Haxhiu, pas një konflikti mes Noizy-t dhe një reperi tjetër, Kleviol Ahmeti (Cllevio).
Publiku po ndjek me shumë interes zhvillimet: A do të ketë arrestime të reja dhe çfarë do të vendosë gjykata sot?






Leave a Reply